Historike, “Future Nostalgia” e Dua Lipës renditet në krye të Spotify me 4.7 miliardë transmetime

Historike, “Future Nostalgia” e Dua Lipës renditet në krye të Spotify me 4.7 miliardë transmetime

April 19, 2021 0

“Future Nostalgia” nga Dua Lipa është tashmë albumi më i transmetuar i lansuar në 2020 në platformën Spotify me 4.7 miliardë transmetime. Renditet si albumi i 23-të më i transmetuar në histori në Spotify”, thuhet në njoftimin e Spotify.

Sukseset përgjatë kësaj kohe duket se nuk kanë të ndalur për artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipën.

“Future Nostalgia” i artistes shqiptare po ashtu është albumi më i madh i vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të kompanisë zyrtare Charts.

Këngëtarja, e cila në mes të një pandemie solli albumin e dytë “Future Nostalgia”, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas një viti.

Projekt u prit shumë mirë nga publiku dhe deri më tani ka thyer çdo rekord botëror.

Këtë e ka ndarë me ndjekësit edhe vet këngëtarja duke treguar se është shumë e lumtur për arritjen. /revista.one/