Tenton të vrasë me makinë çiftin burrë e grua, ndërhyn polici (video)

Tenton të vrasë me makinë çiftin burrë e grua, ndërhyn polici (video)

April 19, 2021 0

Tenton te vrase me makine ciftin, nderhyn polici dhe parandalon ngjarjen e rende.

39-vjeçari Taulant Mekollari pas një konflikti me një tjetër person, ka tentuar që ta shtypë atë me makinë së bashku me bashkëshorten e tij.

Ngjarja është regjistruar në bulevardin “Migjeni”. Ndërsa efektivi i policisë Shkelzen Tafa, sapo ka parë incidentin në fjalë është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar agresorin.

Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6. Ata kanë bërë të mundur prangosjen e Mekollarit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy personat e përfshirë në konflikt fillimisht kanë debatuar në rrugën Besim Alla. Pas disa minutash janë konfliktuar sërish me grushte. Pas këtij sherri, Mekollari ka marrë makinën dhe ka tentuar dy herë radhazi për ta goditur atë bashkë me bashkëshorten.

Krahas arrestimit të 39-vjeçarit Mekollari, policia ka proceduar në gjendje të lirë dhe 36-vjeçarin i cili u përfshi në konflikt.

/Klan news/

Video e transmetuar nga Klan News