Hodhi dyshime mbi shqiptarët, pilotit që vrau 20-vjeçaren, i shtohet akuza për dëshmi të rreme (video)

Hodhi dyshime mbi shqiptarët, pilotit që vrau 20-vjeçaren, i shtohet akuza për dëshmi të rreme (video)

June 18, 2021 0

Piloti grek Babis Anagnostopoulos që vrau gruan e tij 20-vjeçare më 11 Maj në Greqi, u dërgua sot në prokurori për t’u njohur me masën e arrestit. Me kokën ulur, me maskë të zezë dhe me jelek anti-plumb, ai është shoqëruar nga forca të shumta sigurie në zyrën e prokurorit për të ekzekutuar urdhrin kundër tij.

Babis Anagnostopoulos u shfaq i qetë kur u njoh me masën e arrestit dhe kërkoi kohë deri të martën për të dalë në gjykatë me qëllim që avokati mbrojtës të ketë kohë të përgatisë mbrojtjen. Kërkesa iu miratua dhe të martën 32-vjeçari pritet që të dalë përpara gjykatës.

I penduar për ata që ka bërë, 32-vjeçari përmes avokatit të tij ka kërkuar një dënim shembullor. 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje, e kryer në një gjendje të qetë mendore” dhe “abuzim me kafshët”. Ai akuzohet gjithashtu edhe për shkeljet: “akuza e rreme” sepse bëri të dyshuar të tjerë për veprimet e tij dhe “dëshmi të rreme”.

“Nuk doja të shkoja në burg, sepse doja të rrisja vajzën time”, është shprehur piloti , për të justifikuar në një lloj mënyrë gjithë ngjarjen e inskenuar prej tij.

Mbrëmjen e djeshme pas një dëshmie maratonë, prej gati 8 orësh, Babis Anagnostopoulos, pranoi para hetuesve krimin makabër. Ai tha se e vrau bashkëshorten e ndjerë, sepse ajoi kishte kërkuar të ndaheshin dhe i kishte thënë se do merrte vajzën e do largohej nga shtëpia.

Ajo e hodhi fëmijën në krevat dhe më tha të ngrihesha dhe të largohesha nga shtëpia. Më shtyu dhe më goditi me grushta. U mjegullova, e mbyta me jastëk dhe ajo filloi të ftohej. Mbyta edhe qenin që gjithçka të dukej si grabitje”, ka rrëfyer ai përpara hetuesve.

revista.one/