Stela deklarohet për Çimin dhe puthen në buzë, xhindoset Lindita

Stela deklarohet për Çimin dhe puthen në buzë, xhindoset Lindita

June 18, 2021 0

Çimin dhe Stela shpallen sot çift në Për’puthen+40, të dytët pas Gilbertës dhe Ilirit. Ata habitën konkurrentët e tjerë pasi dje patën një debat të fortë.

Dje, pas flirtimeve me Linditën, Stela u bë xheloze dhe i tha Çimit se është i paqëndrueshëm. Gjithashtu ajo u shpreh se ata të dy nuk mund të jenë bashkë, por sot ndërroi mendim. Gjatë takimit 4 minutash me Çimin, Stela vendosi të deklarohej për të.

Çimi u emocionua shumë nga kjo situatë dhe u ngrit në këmbë për t’i dhënë një puthje në buzë Stelës. Stela u kujdes që t’i fshinte buzët, ndërsa Çimi e rrëmbeu duke i dhuruar një përqafim të ëmbël.

Pas këtij momenti ata të dy patën dhe një kërcim romantik me njëri-tjetrin, që nuk u prit mirë nga dy konkurrentë të tjerë. Teksa Stela dhe Çimi po kërcenin përkrah njëri-tjetrit, Lindita dhe Armando u shfaqen të përlotur. Ata kanë pasur takime me Stelën dhe Çimin në emision dhe ky moment romantik mes çiftit i bëri xheloz.

Lindita u shpreh shumë e revoltuar. Ajo po priste një takim me Çimin, i tha se do e ketë në ëndërr gjithmonë ndërsa paralajmëroi se raporti i tij me Stelën do të ndryshojë kur të përfundojë programi.