Humbja, Basha: Besova se do fitonim, por Rama bashkëpunoi me Tom Doshin

Humbja, Basha: Besova se do fitonim, por Rama bashkëpunoi me Tom Doshin

April 27, 2021 0

Kryetari i Partis ëDemokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij të parë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ka akuzuar kryeministrin Rama se vazhdon të bashkëpunojë me përfaqësues të krimit, duke përmendur kreun e PSD-së, Tom Doshi.

Ai nuk e ka pranuar humbjen, pasi sipas tij ëkto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë, ndërsa shtoi se PD do të vazhdojë të luftojë për qytetarët.

“Teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi qytetet dhe fshatrat, një tjetër hije po avitet ën zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. A është ky muzgu i shpresës për Shqiëprinë Demokratike, normale dhe të zhvilluar. Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë, u deshën shumë vitë të rrëzonin regjimin komunist, por ia dolëm, sepse besojmë te demokracia. Beteja jonë ka vijuar çdo ditë, muaj e vit anembanë Shqiëprisë. Edhe këto muaj bëmë betejën për demokracinë. Unë besova se falë fuqisë së popullit, ne do fitonim. Këtë herë kjo nuk mjaftoi se këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Hymë në këto zgejdhje me një regjim që bëri gjithçka duke thyer të gjitha rregullat me ndryshimin e Kodit Zgjedhjor. Mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura. Përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, përdorën të dhënat personale të qytetarëve, i shantazhuan.

Edi Rama vazhdon të bashkëpunojë me përfaqësues të krimit si Tom Doshi. Kandidoi përfaqësiuesit e krimit në lista, por pavarësisht ne u bëmë më të fortë. Ne jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do të dorëzohemi, nuk na njeh mirë. Ne dota vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë, deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se ne.

Po u dorëzuam ne, Shqipëria s’ka më asnjë mudnësi, kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dua t’ju falenderoj të gjithëve, anëtarët dghe mbështëtësit tanë, aleatët tanë të koalicionit, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe vullnetarët. Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne dhe sollën shpresë. Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj. Ju premtoj, ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju, për qindra mijëra qytetarë që luftuan për ne. Zëri juaj do dëgjohet qartë, ky është detyrimi që kam para jush”, tha Basha.

revista.one/