“I bën provokime! Mos më mashtro”, Kiara xheloze për Keisin

“I bën provokime! Mos më mashtro”, Kiara xheloze për Keisin

February 10, 2023 0

Hyrja e Keisit në shtëpi, duket sikur dita ditës po “përçan” çiftin Luiz-Kiara. Prej tre ditësh ata të dy kanë patur debate të shumta dhe në qendër të debatit ka qenë Keisi, pasi Kiara ka shprehur xhelozi për sjelljen e Luizit ndaj saj.

Mbrëmjen e kaluar, Kiara i tha që çfarë qëllimi ka me të dhe nëse vërtetë i “lezeton”, atëherë të merret më të.

Ndonëse Luizi e kundërshtoi një gjë të tillë, Kiara tha se ai e provokon atë gjithë kohën, e shikon dhe e vë në siklet.

Luizi i dha fjalën Kiarës se nuk do merret më me të.

Teksa ishin shtrirë në një shtrat për të fjetur, Luizi bëri një gjest shumë romantik. Ai hoqi varësen e tij me kryq dhe ia dha Kiarës.

“Mbaje ti se të mbron”, i tha Luizi asaj.