Kënga e Rita Orës ngjitet e dyta në listën e hiteve  më të dëgjuara në Spotify

Kënga e Rita Orës ngjitet e dyta në listën e hiteve më të dëgjuara në Spotify

February 10, 2023 0

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, publikoi muajin e kaluar këngën e saj më të re “You Only Love Me”. Kjo këngë e riktheu atë në muzikë pas një mungese mjaft të gjatë, gjersa është kënga prijëse e albumit të saj të tretë në ardhje.

Ora ka bërë të ditur se viti 2023 do të jetë i mbushur me muzikë nga ana e saj për fansat.

Duket se me këngën e parë të publikuar për këtë vit, Rita e ka nisur mbarë, pasi ajo ka pasur një ngjitje drastike në platformën më të madhe të muzikës në botë – Spotify.

E para është Miley Cyrus e cila me publikimin e hitit të saj më të fundit, “Flowers” ka arritur që të ketë mbi 81 milionë dëgjues mujorë, ku nga vendi i dytë është ngjitur në të parin.

Ndërkohë, Rita aktualisht ka mbi 14 milionë dëgjues mujorë, që e ka ngritur atë nga vendi i 401-të, në vendin e dytë në Spotify.

Kanë qenë fansat e Ritës ata të cilët e kanë publikuar në InstaStory këtë sukses, duke shkruar: “Rita Ora, artistja e dytë me arritjen më të madhe të dëgjuesve mujor dje, në Spotify. Është hera e parë që Rita në karrierën e saj e bën këtë në platformë”.

Ndërkohë, vet interpretuesja e këngës “You Only Love Me” e rishpërndau këtë statistikë, duke shkruar: “Po rritemi djema”. revista.one/