“I bëra qejfin vjehrrës”/ Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ i jep dhënë fund beqarisë?

“I bëra qejfin vjehrrës”/ Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ i jep dhënë fund beqarisë?

September 16, 2022 0

Pas ndarjes nga Bruno Shemsho, ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’, Ana Gjini duket se prej disa kohësh ka nisur një romancë të re.

Disa ditë më parë ish-konkurrentja publikoi disa foto e veshur si nuse ku mori dhe komplimenta të shumta në sektorin e komenteve, madje u aludua se mund t’i kishte dhënë fund beqarisë.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Ana zbuloi se arsyeja përse u bë nuse ishte vjehrra e saj por nuk i hodhi poshtë faktin se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë. Sipas saj ajo i plotësoi dëshirën vjehrrës për ta parë nuse.

“E bëra për qejfin e vjehrrës time sepse kishtë dëshirë të më shikonte nuse dhe unë ia plotësova këtë dëshirë dhe u bëra nuse, ia tregova sesi do të duket nusja e saj e ardhshme… Do të bëhem shumë shpejt por do tja lejmë kohës tani, nuk është aspak shaka e kam shumë seriozisht”– u shpreh Ana.

Kujtojmë se romanca e saj me ish konkurrentin e Përputhen, Bruno Shemsho zgjati shumë pak dhe pasi u vu re se ata nuk ishin më bashkë dhe thumbonin njëri-tjetrin nëpër InstaStory. Bruno sqaroi disa kohë më parë përfundimisht arsyen e ndarjes së tyre.

Në një intervistë të dhënë për “News 24”, Bruno shprehu se ishin disa faktorë që ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës. Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.

revista.one/