Përmbytjet në Itali, vdesin 10 persona/ Shqiptarja: Ja si shpëtova bashkë me gjyshin dhe vajzën e mitur

Përmbytjet në Itali, vdesin 10 persona/ Shqiptarja: Ja si shpëtova bashkë me gjyshin dhe vajzën e mitur

September 17, 2022 0

Dhjetë viktima, katër persona në kërkim mes të cilëve dy fëmijë, është bilanci i fundit i përditësuar nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile mbi motin e keq që ka përfshirë rajonin e Marche në Itali.

Një prej viktimave një e moshuar 77 vjeçare humbi jetën pasi uji hyri në banesën e saj, në Nevola.

Një 41 vjeçare me origjinë shqiptare ka arritur ti shpëtojë përmbytjeve në Nevola ndërsa ka treguar si humbi jetën 77 vjeçarja.

Uji ka përmbytur katin përdhes të shtëpisë dykatëshe ku banon edhe gjyshi i të dashurit dhe partnerja e gjyshit. 77-vjeçari është mbytur teksa ka tentuar të mbyllë dritaret.

“Isha pushim të enjten dhe isha në shtëpi ndërsa shoku im ishte në punë” tregon e mbijetuara. “Nëse nuk do të ishte kështu atëherë do të kishin humbur jetën edhe gjyshi dhe vajza ime. Shpëtuam duke u ngjitur lart por nuk arrita Rinën, nëse do të isha atje do të kisha vdekur dhe unë”.

Ndërkohë në Pianello d’Ostra humbën jetën babai dhe djali, 65 dhe 25 vjeç. Dy viktima të tjera janë një 52 dhe një 84 vjeçar.

Viktima e gjashtë është një 42 vjeçare me origjinë marokene, ndërsa një 80 vjeçar humbi jetën pasi u mbyt. Mes personave të zhdukur janë edhe dy fëmijë.

Në të gjithë territorin e  Ankonës jetojnë mbi 1300 emigrantë shqiptarë.

Deri më tani janë kryer rreth 150 operacione shtëpimi në zonë e siaps ekspertëe meteorologjikë brenda pak orësh në territorin e provincës së Ankonës kanë rënë rreshje shiu sa mestarja e një gjysëm viti.

revista.one/