“Pise femër…” – G Bani grindet me Eglin, përfshihet Gjesti

“Pise femër…” – G Bani grindet me Eglin, përfshihet Gjesti

February 4, 2025 0

Para se të flinin, G Bani dhe Egli u përfshinë në një debat të ashpër në dhomën e gjumit, ku tonet e zërit u ngritën ndjeshëm.

G Bani, e revoltuar, nisi ta sulmonte verbalisht Eglin duke e quajtur “pise” dhe “pise femër”, madje e krahasoi me Gjestin, duke nënkuptuar se ata kishin të njëjtin karakter dhe sjellje.

Egli nuk qëndroi pasive ndaj akuzave dhe iu kundërpërgjigj G Banit duke e quajtur “i pafytyrë”.

Por kjo vetëm sa e acaroi më shumë situatën, pasi G Bani reagoi menjëherë dhe ia ktheu me tone edhe më të ashpra: “Ti je e pafytyrë, manipulatore, gënjeshtare! Ti prishte dasmën!”.

Mes tensioneve të larta, Egli u përpoq ta kthente situatën në ironi dhe i tha: “Faleminderit G Bani që u ktheve, se më kishte marrë malli”.

Në këtë moment, debati mori një tjetër drejtim kur G Bani e cilësoi Eglin si të një niveli me Gjestin.

Kjo bëri që Gjesti të ndërhynte duke e mbrojtur veten dhe duke i thënë me ironi: “Më mirë niveli im se i yti”.

Sot ka nisur sërish debati mes Egli dhe G-Banit, ku ky i fundit mendon se Gjesti po viktimizohet dhe se janë mashtrues.

Egli i përgjigjet se ‘kur të vijnë mjekët t’u thotë se janë mashtrues’.

Teksa G-Bani ofendon Eglin duke i thënë ‘mashtruese dhe gënjeshtare’, Egli i kthehet me fjalë të bukura ‘o dritë, o yll i bukur, djali më i mirë në botë’.

Pjesë nga debati:

Egli: I kanë dhënë mjekime, kur të vijnë mjekët thuaju se janë mashtrues.

G-Bani: Doktoreshë ti, po ik moj mashtruese, gënjeshtare

Egli: O yll i bukur, o dritë, o djali më i mirë në botë, më i edukuari, djali shembull.

revista.one/