I pafat xhudisti shqiptar, dëmtohet në xhiron e parë, u desh ndërhyrja mjekësore

I pafat xhudisti shqiptar, dëmtohet në xhiron e parë, u desh ndërhyrja mjekësore

July 25, 2021 0

Përfaqësues i Shqipërisë në xhudo në Lojërat Olimpike, Indrit Çullhaj, u eliminua me Ippon në xhiron e parë.

Xhudisti shqiptar pësoi një lëndim si pasojë e së cilit duhej të ndërhynte ekipi mjekësor në tatami për ta ndihmuar atë.

Çullhaj në momentin e rrëzimit, nga fundi i kohës së rregullt të luftës, si duket pësoi edhe goditje në trup, nga e cila nuk e mori veten për disa momente.

Lëndimi i marrë e penalizoi atë që të përballej në mënyrë të rregullt me kundërshtarin, duke e dorëzuar në njëfarë mënyre meçin.

Nga kontaktet me përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, fjala është për një dëmtim të brinjëve.

Por, lëndimi i Çullhaj nuk është serioz dhe shpresojmë në rikuperimin e shpejtë të tij. revista.one/