Ikën nga “Per’puthen” për njëri tjetrin? Ana dhe Fatjoni shkëmbejnë shenjat

Ikën nga “Per’puthen” për njëri tjetrin? Ana dhe Fatjoni shkëmbejnë shenjat

April 11, 2021 0

Shtohen dyshimet se ata Fatjon Kuqari dhe Ana Lleshi janë ne nje marredhenie bashke.

Sefundmi Fationi ka publikuar disa foto në Instagram, ku të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Ana Kaurit. Ish-konkurrentja e “Perputhen” i ka dërguar disa emoji që simbolizojnë zjarrin. Ndërsa ai i eshte pergjigjur me një zemër të kuqe.

Para disa ditësh, Ana deklaroi se ajo dhe Fationi nuk janë takuar më me njëri-tjetrin që prej daljes së saj nga programi.

Kujtojme se Ana vendosi t’i japë fund e vetme rrugëtimit të saj në “Për’puthen”, pas refuzimit të Rinianit për të dalë me të. Ajo i tregoi konkurrentit se kohët e fundit kishte pasur një miks ndjenjash.

Megjithatë, për shkak të zhgënjimeve në “Për’puthen”, Ana tregoi se e kishte shumë të vështirë të vepronte lirshëm. Ajo rrëfeu se nuk po gjente më as veten e saj.

Ndaj, ajo i propozoi Rinianit të vazhdonin njohjen jashtë emisionit. “Me mire pa syrin e publikut dhe kamerat”, i tha Ana. Propozimi nuk u pranua nga ana e konkurrentit.

Asokohe të gjithë ndjekësit ishin të bindur se jashtë e priste Fation Kuqari. Në një intervistë ai i kërkoi publikisht Anes të dilte beqare nga aty.