Antonela hyn mes sherrit të dy rivaleve të “Për’puthen”, nuk i del e keqja me Ledjanën

Antonela hyn mes sherrit të dy rivaleve të “Për’puthen”, nuk i del e keqja me Ledjanën

May 8, 2021 0

Antonela hyn ne mes te sherrit te Melises me Ledjanen. Perplasja ndodhi pas emisionit “Roped With Olsi”, ku Melisa Lleshi e cilësoi konkurrenten e “Për’puthen”, Ledjanën, si njeriun më “fallco”.

Ne nderhyrjen e saj, Antonela thotë se e ka nuhatur që në fillim se Ledjana ka qenë një njeri fals. Ajo shfaqet e lumtur që, sipas saj, gënjeshtrat tashmë po i dalin sheshit.

Kujtojme se dy vajzat luftuan qe në fillim të programit për të fituar dashurinë e Mevlanit.

“Jam kurioze të di ku i kam ato komentuesit që thoshin pse sillesh ashtu kundrejt asaj vajzës, asaj tipes. Ku jeni sot që dolën fjalët e mia? Që ishte thjesht një kompeticion kundrejt meje dhe ajo deklaronte gjithmonë që unë isha në emision për të, kur realisht nuk isha. Gjithsesi koha ja tregon fytyrën gjithkujt. Po ai publik që të ngre, po ai publik dhe të ul poshtë aty ku ishe, kështu që thonë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe ty të zgjatën pak si shumë në fakt, nja 2 muaj më shumë, por gjithsesi doli e vërteta.

Kam një super falenderim për të gjithë ata njerëz që kanë besuar tek unë që ditën e parë dhe e kanë kuptuar se kush isha, pavarësisht se si mund të dilja nga situtat që krijoheshin aty me të vërtetë jam shumë e lumtur për cdo mesazh që më shkruani dhe cdo mbështetje që me keni dhënë gjithmonë dhe jam këtu falë jush.

Një gjë tjetër per të cilën jam pargjykuar gjithmonë është se unë jam e akullt i trajtoj keq njerëzit dhe jam e keqe. Ideja është se kam një intuitë që arrin të dallojë ata që shtiren, por pavarësisht këtyre do e suportoj giveaway-n tuaj”, shprehet Antonela në disa postime në Instagram.

revista.one/