Ish-banorja e Big Brother Efi luan në videoklipin “Fatkeqësi” të Mozzik

Ish-banorja e Big Brother Efi luan në videoklipin “Fatkeqësi” të Mozzik

March 3, 2023 0

“Fatkeqësi” mban titullin kënga më e re e lansuar nga Mozzik, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producenti Rzon qëndron prapa këtij realizimi muzikor, i cili pritet të pëlqehet nga fansat e shumtë të Gramoz Aliut.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, derisa për anën vizuale është angazhuar produksioni Sekuencë që e ka xhiruar videon muzikore. E veçanta e këtij projekti është se protagonistja në videoklip është Efi Dhedhes.

Bukuroshja fitoi simpatinë e publikut pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të spektaklit televiziv, Big Brother VIP Albania.