(VIDEO) Kiara dhe Luizi pajtohen duke u përlotur krah njëri-tjetrit

(VIDEO) Kiara dhe Luizi pajtohen duke u përlotur krah njëri-tjetrit

March 3, 2023 0

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin pas disa ditësh. Të ulur në oborr, ata kanë qëndruar larg banorëve të tjerë për tu sqaruar. Teksa flisnin, në sfond u vunë këngë që i përlotën të dy.

Luizi është përlotur teksa në sfond luhej kënga e Coldplay, “Fix You”, ndërsa lotët nuk i munguan as Kiarës me këngën e Aerosmith, “I don’t wanna miss a thing”.

Kujtojmë që për tri ditë, moderatorja dhe këngëtari kanë pasur raporte të krisura, ndërsa e gjitha nisi nga një lojë brenda shtëpisë.

Teksa Luizi gjithë këto ditë është përpjekur vazhdimisht që t’i rregullojë gjërat me Kiarën, kjo e fundit ka refuzuar me arsyetimin se ai nuk e kishte kuptuar gabimin dhe nuk po kërkonte falje si duhej.

Pas pajtimit, ndjekësit janë të bindur se qëndron një bisedë e Kiarës në dhomën e rrëfimit. Sipas tyre, vetëm pasi doli nga aty, Kiara vendosi të bisedonte dhe të sqaronte gjërat me Luizin.