Ish-konkurrentja e “Për’puthen” kapet mat me këngëtarin Ardian Bujupi

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” kapet mat me këngëtarin Ardian Bujupi

March 15, 2022 0

Ish-konkurrentja e “Për’puthen2” Jasmin Kadriu dhe këngëtari i njohur Ardian Bujupi janë komentuar shumë në mediat rozë për një lidhje të mundshme me njëri-tjetrin.

Dyshja kishin publikuar fillimisht foto së bashku duke krijua dyshimet e rradhës, ndërkohë që së fundmi, kanë qarkulluar në rrjet disa pamje ku ata duken më të afërt se kurrë e duke u përqafuar me njeri-tjetrin e duke shkëmbyer një puthje në buzë.

Rikujtojmë se, vetëm dy ditë më parë, Ardian Bujupi publikoi në një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” një video teksa ishte në krahët e ish-konkurrentes së “Përputhen”.

U Tranova”-ishte mbishkrimi që ai zgjodhi për ta bashkangjitur me postimin.

Nuk e dimë nëse “U tranova” bëhet fjalë për ndonjë titull të ri kënge, ose mbase Jasmina do të jetë pjesë e ndonjë videoklipi të ri të këngëtarit.

Kujtojmë se artisti ka pasur një romancë, gjithashtu të përfolur me modelen indiane Sabrine Khan. Pas ndarjes nga Sabrine këngëtari nuk është prononcuar në mediat rozë për të folur rreth saj, ndonëse në rrjetet sociale postimet e tyre të përbashkëta janë të shumta.

revista.one/