Ish-konkurrentja “Për’puthen”, Aristela është bërë nënë për herë të parë

Ish-konkurrentja “Për’puthen”, Aristela është bërë nënë për herë të parë

June 10, 2022 0

Artistela është bërë nënë e një djali të cilin e ka pagëzuar me emrin Kais. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet disa InstaStory ku shfaqet në marternitet dhe ka ripostuar të gjitha urimet e miqve të saj.

Leka mori pjesë në emisionin për të gjetur dashurinë por përfundoi duke dalë e vetme jashtë saj.

“Vendosa të hyja për tu përputhur, por nuk u përputha se ndoshta pak ishte situata, ndoshta s’ishin personat e duhur, ndoshta s’ishte momenti i duhur. Nuk më kanë penguar prindërit, sepse nuk besoj se ka prindër që nuk duan që fëmija i tyre të përputhet e të realizohet, të sistemohet”, – u shpreh Aristela gjatë një interviste për largimin e saj.

Ajo është përfolur për një lidhje disa kohë më parë por ish-konkurrentja vendosi ta mbajë goxha hermetike jetën e saj private tashmë teksa nuk dihet ende se kush është partneri i saj miserioz.

revista.one/