(VIDEO) Përplasi me makinë policët e Operacionales në Durrës/ Arrestohet pas ndjekjes, kishte edhe pistoletë

(VIDEO) Përplasi me makinë policët e Operacionales në Durrës/ Arrestohet pas ndjekjes, kishte edhe pistoletë

June 10, 2022 0

Identifikohet shoferi i makinës që mbrëmjen e djeshme përplasi Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës që ishin me shërbim në lagjen nr 1.

Ai është Hysen Pici.

Ka qenë rreth orës 22.40, (9 qershor 2022) kur automjeti me drejtues Picin, lëviste në sens të kundërt.

“Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën” informoi dje, në mbrëmje vonë policia e Durrësit.

Më pas  forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin Hysen Pici, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. reviata.one/