Ish- kryeministri Sali Berisha adhuron Kim Kardashian, ja arsyeja

Ish- kryeministri Sali Berisha adhuron Kim Kardashian, ja arsyeja

April 24, 2021 0

Në ditën e heshtjes zgjedhore Sali Berisha heq dorë nga politika dhe adhuron Kim Kardashian. Ja si e ka nisur me postimin e parë sot në Facebook.

Ai publikoi në faqen e tij zyrtare në Facebook një fotografi të super yllit me famë botërore, Kim Kardashian.

Bëhet fjalë për një imazh ku Kim pozonte me dy gishtërinjt e ngritur lartë, e që njihet përndryshe si simbol i demokratëve.

Duke shfrytëzuar gjestin artikulues të demokracisë që Kim ka bërë rastësisht në këtë fotografi, Berisha vendosi që ta ndajë imazhin e saj me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetin social Facebook.

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë madje nuk ka nguruar që ta quajë Kardashianin një “divë të botës”.

“Një mirëmëngjes special nga diva e botës Kim Kardashian”, shkroi Berisha në mbishkrimin e fotografisë së Kim. Ajo e kishte publikuar në Instagram pak ditë më parë me mbishkrimin “Mirëmëngjesi botë”.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen këtë të diel më 25 prill.  /revista.one/