“Isha Sara e papjekur, tani jam e logjikshme ndaj Jasminës”- çfarë ndodhi?

“Isha Sara e papjekur, tani jam e logjikshme ndaj Jasminës”- çfarë ndodhi?

May 13, 2021 0

Sara dhe Jasmina, dy konkurrentet e “Për’puthen” ishin shoqe, por u zunë për Andi Artanin. Jasmina u bë xheloze për takimin e Sarës me Andin, ndaj mes vajzave nisën thumbat.

Papritur rivaliteti u harrua dhe marrëdhënia u rregullua sërish. Jasmina dhe Sara nisën të dalin prapë bashkë. Madje Sara nisi ta mbështesë Jasminën në raportin e saj me Andin.

Ajo është pyetur nga ndjekësit për këtë ndryshim dhe ka dhënë sot një përgjigje epike.

“Unë kisha nj. pyetje. Si fillim je nona vetë, por ti me Sarën sikur ishe zenë, nuk flisje, tani bashkë në foto.”- i shkruan dikush, ndërsa Jasmina ia kthen:

“A mundem unë të kem të drejtën të zihem e pajtohem me dikë? Po, e kam.

Sa jam e papjekur aq jam edhe e llogjikshme. Papjekuria sjell veprime dhe fjalë të nxituara, llogjika sjell zgjidhje.

Unë ja gjeta anën edhe @iamsaramalaj, më falni që “ju preva në besë.”- ka shkruar Sara.

Ndoshta ky ndryshim lidhet me ftohjen e fundit të raporteve mes Jasminës dhe Andit.

revista.one/