Iu vu tritol në makinë, Artan Lleshi: Ngjarja ndodhi për shkak të një vrasjeje të vitit 2000

Iu vu tritol në makinë, Artan Lleshi: Ngjarja ndodhi për shkak të një vrasjeje të vitit 2000

May 31, 2022 0

Pas shpërthimit të tritolit në një makinë tip “Audi” në Kamës, ka reaguar për “Top Channel”, pronari i automjetit Artan Lleshi.

Si ka thënë se dyshon që ngjarja ka ndodhur për shkak të një vrasjeje në vitin 2000, të cilën e kishte kryer xhaxhai i tij Mark Lleshi. Sipas Artan Lleshit të gjitha pretendimet e tjera janë shpifje.

Artan Lleshi: “Kam dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të një vrasje që në vitin 2000 xhaxhai im Mark Lleshi ka kryer. Pretendimet e tjera janë shpifje”.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Bulevardi Blu’ në Kamëz, ku si pasojë e shpërthimit në automjetin tip “Audi” u dëmtua edhe biznesi në afërsi të tij.