Ja ku do ta shohim së shpejti Albana Osmanin

Ja ku do ta shohim së shpejti Albana Osmanin

November 2, 2022 0

 Albana Osmani mungon prej kohësh në ekran. Burime për “Kryefjala.com” kanë bërë me dije se moderatorja e njohur pritet të jetë një nga prezantueset e kampionatit botëror të futbollit në RTSH.

Deri më tani mungon një konfirmim zyrtar nga ana e moderatores. Në një situatë të tillë, kjo eksperiencë do të ishte diçka e re për Osmanin, pasi e kemi parë të prezantojë çfarëdolloj program tjetër, ama një emision sportiv akoma jo.

Ka qenë vetë Osmani që e ka përgënjeshtruar lajmin, me anë të një postimi në Instagram, megjithatë sipas saj rikthimi i saj në ekran do të ndodhë shumë shpejtë me një format prime time dedikuar familjes.

“Ky ishte një lajm i pavërtetë. Të gjithë atyre që më uruan rikthimin tim, edhe pak fare ‘mbani frymën’ se çika do të rikthehet së shpejti. Edhe pse sportin e dashuroj, më së shumti ta ushtroj, në ekran formati nuk do të jetë i tillë.” – shkroi Albana, ndërse ne s’na mbetet gjë tjetër vecse të mbajmë frymën…

 Moderatorja ka zhvilluar një karrierë të suksesshme në television me emisione si “Fan Club”, “Fiks Fare” etj. Pas largimit nga televizioni, Osmani kishte vendosur të krijonte një radio të re, e cila do të ishte online dhe do të njihet si “O1Radio”

Pak kohë më parë moderatorja reagoi në lidhje me intervistën e Genti Pjetrit, i njohur për publikun si “Doktori i Fiks Fare”. Albana Osmani, ish-kolegia e Doktorit shkroi një postim të gjatë në profilin e saj në Instagram, ku shprehej se ai është përdorur në një moment delikat të jetës së tij për vëmendje.

revista.one/