Ja kush do të jetë partner me Borën në “Dancing with the stars”

Ja kush do të jetë partner me Borën në “Dancing with the stars”

September 30, 2022 0

Eno Popi do të shoqërojë Bora Zemanin në prezantimin e “Dancing With the Stars”.

Moderatori rikthehet sërish me këtë projekt të ri. Hera e fundit që moderatori u shfaq në ekran, ishte në finalen e “Big Brother Vip”, ku prezantoi surprizën për fituesin e realityshow-t, Ilir Shaqirin.

Në emisionin “Wake UP”, Eno ka folur për bashkëprezantimin me Borën si dhe emisionin që do të moderojë paralelisht me “Dancing With the Stars”.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”

“Me DWTS paralelisht do të nis një tjetër projekt. Është shumë interesat, është program i fokusuar te sipërmarrja, idetë e të rinjve. Janë dy gjëra që i kam marrë me shumë dëshirë, por i kam marrë me shumë impenjim”- tha Popi.

revista.one/