Video me pamje të rënda/ Vajza sulmohet seksualisht në qendër të Pejës, njerëzit indiferentë!

Video me pamje të rënda/ Vajza sulmohet seksualisht në qendër të Pejës, njerëzit indiferentë!

September 30, 2022 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një alpiniste ka rënë pre e një sulmi seksual në qytetin e Pejës. Mrika Nikqi ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook videon e marrë nga kamerat e sigurisë të bizneseve rreth vendngjarjes, ku shihet momenti kur autori tenton ta përdhunojë.

Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, 27 shtator në qendër të Pejës dhe se personi i cili e ka sulmuar është identifikuar nga autoritetet me iniciale F.B., i cili më pas është arrestuar. E reja nga Kosova shprehet se është në gjendje të rëndë psikologjike dhe emocionale dhe nuk mund të prononcohet për më tepër. Në video shihen kalimtarë indiferentë që shohin dhe nuk ndërhyjnë.