Juristja penale që konkurron në Për’puthen, çfarë cilësish kërkon ajo tek partneri i ardhshëm?

Juristja penale që konkurron në Për’puthen, çfarë cilësish kërkon ajo tek partneri i ardhshëm?

September 12, 2022 0

Konkurrentja e parë e Për’puthen për sezonin e ri është Xheni Brahaj.

Vajza e cila ka mbaruar studimet e larta për juridik thotë se kur i vë një synim vetes e arrin.Ajo thotë se është tip i lirë, gazmor dhe aventurier.

“Unë jam shumë tip i lirë, aventuriere, gazmore dhe kur i vë një synim vetes e çoj deri në fund, i vura vetes një synim për të bërë një gjë ndryshe, kam qenë në një kohë relativisht të gjatë single. Dua që partneri të jetë i pjekur, besnik dhe punëtor, është tipi ai që më ngjit më shumë, sa open mind është sa largpamës për synimet e veta. Kam mbaruar studimet e larta për juridik, për të drejtë penale, gjithmonë kam pasur frikë për veten kur e imagjinoja të ulur këtu. Ka qenë një shoku im i ngushtë që ma futi në dëshirë dhe thash pse jo”, tha Xheni.