Jasmina i futet Andit në dhomën e zhveshjes, pajtohen me puthje
April 1, 2021Pas debatit të fortë dhe nervave që pati Andi dje me Jasminën, sot ndodhi surpriza. Përplasja kishte ardhur për shkak të takimit dhe sjelljes së saj me Geljonin.Sot çifti duket se është pajtuar sërish.
Tensioneve tl puntatës së djeshme mes treshes Andi-Jasmina-Geljoni, iu vu kapaku me një video në prapaskenë që produksioni i Përputhen nxori sot.
Në videon në prapaskenë duket që Jasmina i shkon në dhomat e zhveshjes Andit dhe përpiqet të flasë me të.
Teksa po largohej, Andi shkëmbeu një puthje me të. Kur u pyet në studio për këtë veprim, Jasmina tha se e pa që Andi ishte i mërzitur dhe prandaj kishte vepruar kështu.
“E pashë që u mërzit shumë, dhe ishte që në fillim të emisionit me dhimbje koke, kështu që duhet ta bëja të ndihej mirë,” tha Jasmina. /revista.one/