Anuloi koncertin në Durrës, Tayna qetëson fansat: ‘Jeta është e mirë…’

Anuloi koncertin në Durrës, Tayna qetëson fansat: ‘Jeta është e mirë…’

July 3, 2021 0

Reperja që dje ka publikuar këngën e saj “La Boca”, në bashkëpunim me artistin francez L’Algerino, prej disa ditësh kishte paralajmëruar që mbrëmë do të këndonte në Durrës, mirëpo sipas burimeve të Gazetës Express, ky koncert është anuluar.

Të njëjtat burime tregojnë se fansat e saj janë zhgënjyer, duke qenë se iu ka munguar shumë nëpër koncerte për shkak të pandemisë.

Ndërkohë Tayna është duke sjellë imazhe nga prapaskenat e klipit të ri “La Boca”.

Të enjten reperja publikoi videoklipin e këngës “La Boca” që e ka realizuar në bashkëpunim me reperin algjerian, L’Algerino.

Videoklipi i publikuar në YouTube është duke iu afruar milionëshit të parë të shikimeve, ndërsa Tayna është aktive në Instagram.

Gjatë të premtes, ajo i ka shpërndarë edhe disa fotografi të tjera, të cilat janë realizuar në xhirimet e videos muzikore.

“Jeta është e mirë, më kuptoni çka po them?”, ka shkruar reperja duke ia bashkëngjitur hashtagun e titullit të këngës. revista.one/