Kida, Ledri dhe Butrinti publikuan në mesnatë këngën e re “Dale”

Kida, Ledri dhe Butrinti publikuan në mesnatë këngën e re “Dale”

July 3, 2021 0

Në mesnatë publikuan projektin e ri muzikor Ledri, Kida dhe Butrinti.

Një superhit! Kështu ishte cilësuar kënga e treshes së këngëtarëve të njohur të Kosovës, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri vula, e cila u dha premier sonte! 

“Dale” quhet kjo këngë derisa klipi i saj është lansuar posa është bërë ora 00:00 e natës më 3 korrik, datë kjo që parkon edhe me ditëlindjen e këngëtarit Butrint Imeri.

Më herët Kida ka ndarë një tjetër fotografi përkrah dy artistëve të njohur dhe se theksonte se ishte nata e tyre.

“Sonte është nata, ‘Dale’ 00:00”, kanë qenë fjalët krahas postimit.

Eshtë bërë trend që të gjithë artistët të lansojnë projektet e tyre në orën 00:00, nisur fillimisht nga çifti Mozzik e Loredana.

Ky projekt besohet se do jetë një nga hitet e verës 2021, duke marrë parasysh ndikimin dhe famën e të tre artistëve.

“Dale” është punuar nga Çelik Lipa kurse teksti është shkruar nga Butrinti, Ledri dhe Bardhi ndërkaq video është bërë nga Entermedia. Producent ekzekutiv i këngës është ’96 MGMT kurse lansimi i videos dhe këngës nëpër platforma të rrjeteve sociale dhe muzikore nga AVD Digital. 

revista.one/