“Jetoja vetëm për ty, të lutem më merr edhe mua”! Motra e 27-vjeçarit që u vra me tritol: S’kam më jetë!

“Jetoja vetëm për ty, të lutem më merr edhe mua”! Motra e 27-vjeçarit që u vra me tritol: S’kam më jetë!

June 12, 2022 0

Një ditë pas vrasjes në atetatin mafioz me eksploziv të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, reagon me një mesazh rrëqethës motra e të riut nga Berati.

Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj, ku i dedikon disa rreshta prekës. Mes të tjerash, ajo shkruan se jetonte vetëm për të vëllanë dhe sot nuk ka më jetë.

“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo.

Sadikaj u vra në pas një shpërthimi të telekomanduar në automjetin e tij teksa udhëtonte drejt rreth-rrotullimit të Saukut. Ai u nxor i gjallë nga automjeti dhe u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda që i la shpërthimi.

revista.one/