“Jua kam borxh, e meritoni”- Noizy del me lajmërimin e rëndësishëm për koncertin në Tiranë

“Jua kam borxh, e meritoni”- Noizy del me lajmërimin e rëndësishëm për koncertin në Tiranë

July 2, 2022 0

Rigels Rajku, i njohur gjerësisht si Noizy ka publikuar detaje të reja rreth koncertit më të madh në Shqipëri që po organizohet nga ai.

Përmes një postimi në Instagram Noizy ka bërë me dije datën e shumëpritur të koncertit. Reperi shkruan se koncerti më i madh i HipHop-it do të mbahet më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet.

Reperi shton se të ftuar do të jenë edhe shumë artistë të tjerë nga vendi dhe Europa. Duke falendëruar të gjithë fansat e tij besnikë që në këngët e tij të para, Noizy e mbyll postimin e tij me një tjetër pikëpyetje: Si do të quhet ky koncert?

POSTIMI I PLOTË:

“Vëmendjeeee!

Në 14 Gusht, tek Sheshi Nënë Tereza. Aty do të bëhet koncerti që ju njoftova para pak ditēsh.

“Vëmendjeeee!

Në 14 Gusht, tek Sheshi Nënë Tereza. Aty do të bëhet koncerti që ju njoftova para pak ditēsh. Një datë që s keni për ta harru kurrë se do bëhemi bashkë tek koncerti më i madh HipHop (Rhythm & Poetry) që është bërë deri më sot në Shqipëri.
Rezervojeni pra datën 14 Gusht që të mos e humbisni këtë super eksperiencë. Të jemi të gjithë në sheshin “Nënë Tereza”. Bashkë me mua do të jenë edhe artistët më të mirët të trojeve tona dhe më të mirë EU. Më keni mbështetur për shumë vite, dhe falë mbështetjes dhe suportit tuaj sot jemi këtu. Jua kam borxh këtë koncert, se ju jeni më të mirët dhe dua tjua shpërblej ashtu si e meritoni me koncertin më të madh të mbajtur ndonjëherë. Po, po flas me gjithë ju që më keni mbështetur nga këngët e para të miat “Kosovë & Shqiperi” “Veç për ty” “OTR me zemer” “Jena mbretër” “Histori e gjate” “Mr Yesterday”. Mbase sot jemi me një moshë bashkë ose mbase jeni më të mëdhenj se unë, mbase jeni dhe me beba  por atë dite ju dua të gjithë bashkë në shesh për të kujtuar ato kohë, sepse koha ikën po muzika është aty. Sa mirë të përjetojmë edhe një herë të njejtat ndjenja dhe emocione që nga koha kur këngët tona u shpërndanin me Bluetooth nga tel në tel, ose kur shkonim nëpër kafe interneti , apo kur bënim një cd.
Falë Zotit, mbështetjes tuaj dhe punës të pandalur muzika ime i mbijetoi kohës. Ja dolëm që edhe ky brezi i ri të ketë mundësine të shijoj magjinë dhe të më japë forcën për të vazhduar me krijimtarinë time. Pra, bashkë me ne “Old schoolsat” ju dua edhe ju “Neë School-sat’ të na ndihmoni me kënget e reja. Oh sa shumë surpriza do ketë për ju më 14 gusht.
Datën jua thashë…
Por, si do të quhet ky Koncert!? E gjeni dot?”

Deri më tani emra të tillë si Loredana, Yll Limani, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora,Buta, Lyrical Son, Mc Kresha priten të ndezin “Air Albania” në 14 gusht.

revista.one/