Loredana thyen heshtjen, reperja flet për jetën e saj private dhe raportin me Mozzik

Loredana thyen heshtjen, reperja flet për jetën e saj private dhe raportin me Mozzik

July 2, 2022 0

Reperja Loredana Zefi ka vendosur të shuajë shumë kuriozitete të ndjekësve të saj, duke sqaruar aludimet në lidhje me jetën private. Në një bisedë me ndjekësit në Instastory, Loredana është pyetur për statusin e saj aktual dhe nëse po njihet me dikë.

“A po del në takime, nëse jo kur ishte takimi yt i fundit?”– shkruan ndjekësi, ndërsa Loredana ka habitur me përgjigjen e saj teksa shkruan: Tani.

Pasi konfirmoi se për momentin po del me dikë, reperja nuk ka zgjedhur të bëjë me dije nëse raporti mes tyre është një lidhje. Kur u pyet nëse është beqare, reperja tha “Po Jo”, duke mos e mohuar dhe as pohuar.

Loredana prej kohësh përflite pët një lidhje me reperin gjerman Raheem Heid, i njohur me pseudonimin “Reezy”. Ai është producent e reper mjaft në zë në Gjermani dhe së fundmi ka bashkëpunuar edhe me Ed Sheeran.

Raheem ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe Loredana nuk ka munguar në këtë ditë të veçantë. Ajo madje ka publikuar edhe një foto nga festa duke i bërë një urim publik. Nuk dihet nëse përgjigjet e fundit të Loredanës i referon Raheem, kjo mbetet për t’u parë.

Loredana ka pasur një lidhje shumë të komentuar me reperin kosovar Mozzik. Artistët, që janë prindër të një vajze, u ndanë papritur në 2019. Ndarja e tyre ishte e bujshme, siç ishte edhe lidhja, teksa deklaratat e dedikimet nëpër këngën ishin të shumta. Por nuk zgjati shumë dhe në fund të 2020 ata u ribashkuan. Pak muaj më pas zbuluan se kishin punuar për një album të përbashkët që nisi publikimin në maj 2021.

E kur publikimi i të gjitha këngëve nuk kishte përfunduar ata njoftuan ndarjen duke u shprehur se duhen shumë por janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as pa njëri-tjetrin, as me njëri-tjetrin. Dyshja kanë ngritur shpesh dyshimet për një ribashkim për shkak të postimeve të tyre në rrjetet sociale. 

E pyetur nga një ndjekës nëse ka kontakte me Mozzik, Loredana nuk hezitoi të përgjigjej duke shkruar: Nahhh (Jo)

Nga ana tjetër edhe Mozzik është përfolur së fundmi për jetën e tij private. “Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi ai pak kohë më parë duke ndezur kështu dyshimet se është në nëj romancë të re.