Kapo kthen kryqin në videoklip dhe kërkon falje për gabimin e produksionit

Kapo kthen kryqin në videoklip dhe kërkon falje për gabimin e produksionit

July 30, 2021 0

Duke i mirëpritur të gjitha kritikat, sugjerimet e vlerësimet, reperi Capital T ka njoftuar se kryqi është rikthyer në videoklip. Ai u ka kërkuar ndërkohë ndjesë të sinqertë të gjithëve.

“KLIPI “BUZEQESHJE” OSHT KTHY NE VERZIONIN ORIGJINAL TE TIJ PA GABIME EDHE ME + N VENT VET

EDHE NIHER KERKOJ FALJE PER KREJT SITUATEN E KRIJUAR.

SHUME RESPEKT E DASHNI PER KREJT SHQIPTART E MI ANE E MBANE BOTES PA DALLIME FETARE APO T’ASNI LLOJI, SHIJOJENI KANGEN

JU DON KAPO.”

Më herët, Capital T shpjegoi se as ai vetë nuk e dinte që kryqi ishte hequr në videoklip, pasi kryqi shfaqej në postimin e këngës së tij në Instagram. Pra, kishte qenë një gabim i produksionit për të cilin Kapo s’kishte qenë në dijeni.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”- shkroi reperi, i cili sot e ka rregulluar “gabimin” dhe ka rikthyer kryqin në klip.

Modele në këtë klip ishte moderatorja bukuroshe Nevina Shtylla, ndërsa skenat u xhiruan në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

revista.one/