Kartolina e Princ Lekës konfirmon zërat për divorcin me princeshën Elia

Kartolina e Princ Lekës konfirmon zërat për divorcin me princeshën Elia

December 25, 2023 0

Viti që po lëmë pas e gjeti familjen mbretërore në mosmarrëveshje. Princ Leka ka publikuar sot kartolinën e Krishtlindjeve, por kësaj radhe vetëm me vajzën. Kjo pas zërave për divorc nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, ndonëse nuk është konfirmuar akoma nga ana e tyre.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”, shkruan ai.

Prej disa javësh Princ Leka ll dhe princeshë Elia Zaharia nuk janë parë më bashkë në asnjë eveniment, madje Princi ka shkuar i pashoqëruar edhe në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka bërë në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një ndarje mes çiftit.

Princ Leka II prej kohësh tashmë nuk e ndjek më princeshë Elia Zaharia Zogun në Instagram dhe as ditëlindjen e vajzës së tyre nuk e kanë festuar bashkë. Princi i ka fshirë të gjitha fotot me princeshë Elian, ndërsa kjo e fundit e ndjek Princin në rrjetet sociale.

revista.one/