Neada Muçaj ‘zbulon’ fituesen e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”

Neada Muçaj ‘zbulon’ fituesen e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”

December 24, 2023 0

Moderatorja e emisionit të mëngjesit në Top Channel, Neada Muçaj, “Wake Up” ka ardhur në një intervistë të veçantë në “S’e Luan Topi”.

Nga talenti për të imituar te pasioni për aktrimin, Neada Muçaj na ka dhënë mundësinë të zbulojmë se si ajo është në të gjitha dimensionet e saj.

E ndalur te raporti me kolegët, Neada rrëfeu se si i erdhi oferta e punës për të moderuar “Wake Up-in” krahë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufit dhe afrimitetin me ta. Moderatorja tha se ata të tre nga kolegë, janë kthyer në shok. E pyetur për pjesëmarrjen e saj në spektaklin më të madh të kërcimit në vend “Dancing With the Stars”, Muçaj tha se Enxhi padyshim është fituese e edicionit të dytë.

Neada: Unë punoja në një vend, totalisht të ndryshëm nga çfarë është “Wake up-i” sot. Punoja në një media që i dedikohet informacionit, lajmeve, kam qenë gazetare biznesi në atë periudhë dhe njëkohësisht për shkak të pamjes dhe disa kritereve të tjera që kërkon një spikere lajmesh, impostimi, zëri, njërën-tjetrën, mu dha edhe kjo mundësi. Dhe më vjen një mesazh për të qenë e ftuar në Top Channel, në emisionin e mëngjesit, dhe ishte një temë që kishte të bënte me ‘punën e ëndrrave’.

Fantastike fare. Unë e mendova se televisionet e bëjnë këtë gjë me njeri-tjetrin. Pikasin ata persona që janë të këndshëm, dinë të flasin mirë dhe i ftojnë në studio televizive. Pra e mora të mirqënë që më kanë zgjedhur mua. Nuk dija asgjë fare çfarë skenari fshihej mbrapa.

Shkoj. Zemra po më dilte nga kraharori në fakt, isha zgjuar edhe më herët seç e kisha orarin. Që në 6 të mëngjesit, ndërkohë që intervista ishte në 8. Shkoj, bëj intervistën natyrshëm fare, ndoshta kam qenë edhe më serioze seç duhej sepse e kisha marrë kështu me… Më zuri sedra aty dhe thash, “duhet ta bëjë mirë se po dal në Top Channel, televisioni i ëndrrave”. Pas asaj, intervista ndiqet nga Ledion Liço i cili edhe kishte kërkuar që Neada të ishte në atë program, në emision dhe mesa duket unë i plotësoja ato kriteret që duheshin për një person të këndshëm që mund të moderonte një emision mëngjesi.

Kam marrë mesazhin tjetër. “Përshëndetje zonjushë Neada. Kam dëshirë t’ju ofrojë një pozicion pune. Ju lutem më kontaktoni kur të keni mundësi.”

Erjona: Kjo ishte menjëherë pas intervistës?

Neada: Kam përshtypjen një apo dy ditë mbrapa. Nuk zgjati shumë. Sa s’më ra pika. Nuk e prisja fare. ‘Ledion Liço? Neada, unë?!”. Në rregull, shkova dhe bëra atë takimin dhe sigurisht që nuk mund t’i thosha jo një ftese kaq të madhe edhe pse realisht edhe sot e kësaj dite mendoj se është një punë që kërkon përgjegjësi, dhe nuk mund ta bëjë kushdo.

Erjona: Si është raporti me Enxhi dhe Blendi Salajn?

Neada: Kam përshtypjen që ne të tre jemi bërë shok gradualisht. Nuk ka ndodhur që në fillim sepse jemi të ndryshëm nga njeri-tjetri, por ja kemi gjetur ato pikat e forta dhe të dobëta të njeri-tjetrit. Në momentin që futemi në atë studio, pavarësisht se çfarë bëhet mbrapa me gazetarët dhe regjinë, ne jemi në atë “mood-in” tonë. Bëjmë gallata pafund. Këndojmë dhe kërcejmë. Unë i respektoj shumë.

Erjona: I ndanë dot? Në kuptimin që je lidhur me ndonjërin më shumë, Enxhin apo Blendin?

Neada: Kam konsideratë të madhe për të dy, por mund të them që me Enxhin kam më shumë afrimitet, ndoshta për faktin se jemi vajza dhe gjithashtu kam ndarë biseda të ndjera. Ndërsa Blendi është natyrë më korrekte.

Erjona: Flisni edhe për çunat me Blendin?

Neada: Ëëë, le të themi që po, le të themi që po…

Erjona: Si po të duket Enxhi në DWTS?

Neada: Kam vetëm fjalët më të mira. Nuk di çfarë të them sepse unë nuk jam e fushës që të bëjë gjykime teknike. Ajo e donte shumë si program dhe mendoj se është fantastike aty, më e mira. Nuk e di për konkurentët e tjerë, por aftësitë e Enxhit në çdo zhanër dhe disiplinë janë me të vërtetë sfiduese. Realisht mendoj se Enxhi duhet të jetë fituesja e këtij edicioni.

revista.one/