Kënga e re e Noizy-t, ju jep “leksion” reperëve të rinj

Kënga e re e Noizy-t, ju jep “leksion” reperëve të rinj

April 17, 2021 0

Noizy publikoi mbrëmë këngën e tij të re, që është mjë diss ndaj reperëve të rinj. Para lansimit, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

“Të dashur  fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Ai nuk e ka konsideruar këtë këngë si diss, ndonëse fjalët për reperët e tjerë janë shumë goditëse.

“Nuk ishte diss… ishte straight rap me mësu nipat e mbesat. Shijojeni ju dua… ju nuk jeni thjesht fansa, por kam lidhje me krejt ju”, ka shkruar Noizy në një postim.

/revista.one/