Këngëtarë pafund aty brenda”, Jasmin thumbon konkurrentët dhe këndon për herë të parë

Këngëtarë pafund aty brenda”, Jasmin thumbon konkurrentët dhe këndon për herë të parë

March 5, 2021 0

Konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, është kthyer menjëherë në personazhin më të komentuar të formatit pas hyrjes në emision.
Jasmina ka treguar se vjen nga një familje muzikantësh dhe ka pranuar se ka talent në muzikë. Mirëpo, kur në emision iu kërkua të performonte diçka, ajo ngurroi duke thënë se i vetmi person para të cilit këndonte ishte gjyshi i saj.
Ajo ka kënduar për herë të parë në Instagram për ndjekësit e saj.
Jasmina ka ndarë në InstaStory një video ku këndon në errësirë, ndërsa më pas ka pranuar se ka qenë zëri i saj.
Përveç komplimentave, kishte edhe nga ata që i shkruajtën Jasminës: “U bëtë të gjithë këngëtarë sa u futët aty”.
Konkurrentja ia ka kthyer përgjigjen me një thumb për Melisën, Mevlanin e Julin, të cilët gjithashtu kanë kënduar.
“E kam shprehur me kohë pasionin për muzikë dhe përpos kësaj, që vij nga një familje muzikantësh e përpos kësaj prap kam video duke kënduar që fëmijë. Gjithsesi nuk keni faj, këngëtarë pafund aty brenda.”- shkruan ajo. /Revista.one/