Këshilla e Elgitit: “Bëni këngë, lërini zënkat dhe sharjet!”

Këshilla e Elgitit: “Bëni këngë, lërini zënkat dhe sharjet!”

March 21, 2021 0

Bëni këngë, lërini zënkat” , kjo është këshil;a e kantautorit Elgit Doda për kolegët artistë të Hipo hopit dhe repit.  Ai ka shkruar për ta në llogarinë e tij në Instagram, nisur nga sharjet dhe ofendimet që i drejtojnë njërit tjetrit.

Elgiti shprehet se nuk është aspak dakord me veprimet e të rinjve, duke i këshilluar të mënjanojnë pakënaqësitë e të fokusohen në punën e tyre.  

“Si një nga artistët që i përkas kësaj estrade, që për fatin e keq është kthyer në një arenë sharjesh dhe zënkash nga artistët e hip hop-it nëpër rrjete sociale, e ndjej të them dy fjalë. Më vjen keq që i shikoj në këtë lloj gjendjeje sepse mund të ketë dhe pasoja që s’do të donte njeri t’i kishte. Bëni artin që ju takon, bëni këngë të bukura, albume etj.

Lërini sharjet e ofendimet se nuk ju çojnë kurrkund, përveçse ju marrin energjinë për të prodhuar.”- ka shkruar Elgiti.