Kiara publikon foton e parë përkrah Luizit pas përfundimit të BBV2

Kiara publikon foton e parë përkrah Luizit pas përfundimit të BBV2

May 10, 2023 0

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij Kiara Tito kanë postuar imazhin e parë së bashku që pas daljes nga shtëpia e famshme Big Brother VIP.

Ishte Kiara ajo që përmes llogarisë së saj në Instagram ka publikuar një foto bardhë dhe zi ku shihet në krahët e Luizit.

“Faleminderit për mbështetjen, ju duam. Luki”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që si Luizi ashtu edhe Kiara kanë fituar një numër të madh ndjekësish në Instagram, këngëtari shkodran deri më tani ka grumbulluar 536 mijë ndjekës, ndërkohë moderatorja mbi 700 mijë të tillë.

Nga ana tjetër, Luizi vetëm dje (e martë) ka bërë reagimin e parë për fansat që kur u shpall fitues i BBV2.

Artisti publikoi në video ku shprehte falënderimin e tij për të gjithë ata që e vlerësuan dhe mbështetën gjatë periudhës sa ishte brenda shtëpisë së BBVA.

Ndërkohë, tashmë Luizi ka nisur angazhimin me koncerte në Shqipëri dhe në Kosovë. 

revista.one/