Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj po vijnë me një duet, publikohet një pjesë

Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj po vijnë me një duet, publikohet një pjesë

May 10, 2023 0

Këngëtari nga Shkodra Luiz Ejlli ka përfunduar projektin e parë pas daljes nga BBV2, e që është në bashkëpunim me aktorin Donald Veshaj.

Donaldi ka publikuar një video në llogarinë e  tij në Instagram ku ka njoftuar duetin e dyshes duke dhënë disa detaje rreth tij.

Në përshkrimin e postimit, Donaldi zbuloi se kënga mban titullin “2 Shotsa”, producent i të cilës është Elgit Doda dhe pritet të publikohet këtë të premte.

Në video, Luizi dhe Donaldin shihen bashkë në ambientet e një zyre teksa këndojnë e kërcejnë me këngën e tyre.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që vëmendjen më të madhe morën nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania.

Kujtojmë se Donaldi doli i dyti në edicionin e parë të BBV1 ku fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.

revista.one/