Kiara Tito qan në udhëtimin me traget: Desh u përmbytëm…

Kiara Tito qan në udhëtimin me traget: Desh u përmbytëm…

August 12, 2022 0

Kiara Tito ka publikoi pak ditë më parë në TikTok një video ku shihej në tension dhe duke qarë.

Shkaku i gjendjes së saj ka qenë një anije, siç tregoi vetë ajo. ”Anijet janë një ‘Jo’ e madhe për mua.”-ka shkruar ajo krah videos. Më tej në komente ka shkruar se i ndodh gjithmonë për shkak të frikës dhe se as ilaçet nuk e qetësojnë.

Së fundmi moderatorja ka folur më shumë rreth situatës duke dhënë detaje.
“Lavdi Zotit jam mirë. Më kaloi tani. Ishte shumë e tmerrshme sepse ishte deti 6 ballë dhe anija gati sa s’po përmbytej. Kishte njerëz që qanin dhe shkaktuan panik. Jo nuk do hypja më kurrë në asnjë mjet ujor”- tha Kiara për “Kryefjala.com”.