“Kiarën e kisha kap me kohë”/ Deklarata e Kristit ndez debat: Po të ishim jashtë, ishe bërë “lajm i fundit”

“Kiarën e kisha kap me kohë”/ Deklarata e Kristit ndez debat: Po të ishim jashtë, ishe bërë “lajm i fundit”

January 24, 2023 0

Në një diskutim me Kiarën dhe Luizin, Kristi u shpreh se nëse do të donte do ta kishte bërë Kiarën për vete.

“Po ta doja Kiarën e kisha kapur me kohë”,

tha Kristi, deklaratë e cila u pasua menjëherë nga një reagim nga Kiara, por Luizi qëndroi më i tërhequr. 

Por gjatë ditës së sotme ka nisur një debat mes këtij të fundit dhe Kristit, ku nuk mungoi përfshirja e banorëve të tjerë.

Biseda:

Luiz: U tregove shumë burracak. Nuk je djalë që të dalin fjalët pa kontrolluar. Unë nuk e kam as dashnore, as nuk dua të kaloj kohën me të, por ti nëse do të ishim jashtë do të ishe “lajm i fundit”, sepse jemi VIP-a. Nuk e ka bërë që t’i bëjë diçka Kiarës, për fyerjen është puna e asaj, përgjigjet vetë. E keni përdorur ju të tjerët Kiarën që të më bëni diçka? Më shikon në sy mua dhe e thotë atë fjalë. I tregoj unë atij (Kristit) se si kapet.

Kiara: Nuk është hera e parë, është hera e tretë që e bën. Unë ia pranova faljen kur tha “ti je pa karakter” dhe “ti je e pavlerë”, tani “të kisha kapur shumë shpejt”, këtë nuk e pranoj më. Jo Kristi të jetë, por të jetë Zoti, nuk ia fal më. I kam thënë kujdes me çfarë nxjerr nga goja. U shqetësova se e pashë Luizin shumë keq.

Kristi: Vazhdoni, jam i kënaqur. Doja vetë ta filloja, sepse do më vinte radha dikur. Ti si mega-burrë që je më the mua “jo nuk ka problem”.  Unë të erdha ty, të thashë “ndjehem shumë keq”.

Kiara: Kur e bën Kristi ose dikush tjetër, nuk është aq e rëndë, nëse do ta bënte Luizi, që ti thonte një goce tjetër atë gjë, do bërtitej me të madhe.

Olta: Kristi nuk e kishte me kontotacion negativ.

Kiara: Ti Olta që mbron vajzat, nëse do të ta kishin thënë ty do ishte ngritur me të madhe, “u bë deti kos.”

Kristi: Ata atë donin, e bënë plan sonte për Prime.