(VIDEO) Ç’po ndodh? Olta i del në krah Luizit: Kur ke të drejtë, unë e them

(VIDEO) Ç’po ndodh? Olta i del në krah Luizit: Kur ke të drejtë, unë e them

January 24, 2023 0

Sapo u zgjua nga gjumi, Olta shkoi në oborr dhe diskutoi me Luizin.  Ajo i dha të drejtë Luizit për debatin që pati me Diolën, pasi ashtu si ai, Olta mendon se nuk ka arsye pse të përmendet burri apo fëmijët në shtëpi.

Olta shtoi se diferenca mes saj dhe Luizit, është që ajo i jep të drejtë kur ka, ndërsa ai jo, sepse ka frikë.

Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP2” morën një vendim të rëndësishëm në lidhje me Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllin, të cilët qëndronin në një dhomë të vetme që pas përfundimit të spektaklit të së shtunës.

Banorët duhet të hiqnin nga çmimi i madh 10 mijë euro, në mënyrë që Efi dhe Luizi t’u bashkoheshin atyre. Duke dhënë argumente të ndryshme ata në shumicë vendosën që t’i nxirrnin nga dhoma ku do rrinin deri të martën.

Por jo vetëm kaq, pasi Diola Dosti ka shpërthyer ndaj tij, duke i thënë se me fjalinë “merr frymë kot” ka prekur fëmijët e saj.

“Vajzat e mia atë natë kanë qenë duke e parë atë natë me të atin dhe partneren e tij, që mund të jenë edhe duke fërkuar barkun nga një fjalë e thënë nga ti. E kjo nuk është e lehtë, kështu që ti duhet të mendohesh mirë Luiz para se të flasësh. Se nuk doja të ta thoja, aq më pak në këtë gjendje të ngarkuar, se bëmë edhe pemën e jetës. E po ta them shumë sinqerisht, ti ke prekur fëmijët e mi. E mua kjo gjë më prek shumë, e di pse më prek Luiz? Sepse ti je ai që ke thënë se kam një motër me 3 kalamaj. Dakord? Dhe ato vajza që e dinë shumë mirë jetën time, e ti thotë dikush ato fjalë, aq më pak ti që kam luftuar për ju të dy, të dalë e të thotë merr frymë kot. Dhe kur ta dëgjosh pemën e jetës sime do e kuptosh se nuk marr frymë kot. Unë nuk jam vetëm këtu, hajde sqaroi vajzat e mia në çfarë kuptimi e ke thënë ti. Ajo është gjëja më e ulët që ti ke bërë. Ti më ke fyer duke më thënë që merr frymë kot”– tha Diola e revoltuar.

Ndërsa Luizi i sqaroi përsëri deklaratën e tij, duke u shprehur se gjithçka ka qenë për lojën e saj dhe po për jetën e saj personale.

“Unë përballë kam Diolën, as vajzat, as ish-burrin a ku di unë. Për aq sa shoh unë që bën ti në shtëpi, unë do të sulmoj”– tha Luizi.

Mirëpo edhe ditën e sotme nuk kanë munguar debatet mes tyre.

Ka qenë sërish Diola ajo, e cila duke përmendur edhe sëmundjen e Nitës, ka sulmuar Luizin për mendimin e tij rreth banorëve të rinj.

“Unë nuk kam gjykuar njeri për problemet dhe gjërat që kanë jashtë, unë kam gjykuar lojën që bëjnë në shtëpi. Nuk më intereson për jashtë, të gjithë kemi probleme dhe familje”– tha Luizi duke iu drejtuar Diolë edhe Nitës.

“Ty nuk të marr në konsideratë fare. Nuk jam nga ato që ul karakerin tim dhe bëj lojë të keqe për 100 mijë euro. Ti shpik sëmundje”– tha Diola, ndërsa kundërpërgjigja e Luizit ishte: “Me ty që përdor fëmijët e tu për tu viktimizuar, flasim bashkë. Ty do të them fjalën që është bërë hit këtu, do të të shkatërroj, me atë që bëre”.

Më vonë edhe banorët e tjerë kanë bërë komente mbi këtë debat.

Sipas disa banorëve, Diola e ka përdorur historinë e Nitës kundër Luizit, ndërsa të tjerë mendojnë që ajo është viktimizuar duke përdorur fëmijët e saj.

Ja disa nga mendimet e banorëve:

Efi: Secili është për të zënë situatën në favorin e tij, nuk është shëndeti për tu shfrytëzuar në favorin tënd. Ajo ka gjithë atë hall, në vend që ta kuptojë.

Olta: Mund të të ketë ndikuar sepse je përfshirë emocionalisht, por deri në pikën që nxjerr lot. Gjërat që nxjerr nga goja duke folur me Luizin, nuk ka lidhje fare Nita. Mua mu duk viktimizim.

Kristi: Diola e ka përdorur Nitën që të dalë mirë vetë. Kemi thënë gjërat më të rënda për Luizin. Gjëja më e rëndë që po ndodh këtë është që janë disa njërëz po përdorin lloj-lloj mënyrë për të dalë korrektë, nuk janë të drejtpërdrejtë.

Armaldo: Diola e ka përdorur Nitën kundra Luizit, të dalë keq ai, të japi mesazh që vërtet solidarizohemi me dhimbjet e këtyre njerëzve dhe të rikthejë përsëri atë gënjeshtër që bëri Luizi. Ajo nuk i bëri mirë hesapet.

Dea: Kam përshtypjen që Luizi pas kësaj do reflektojë dhe do e kuptojë, nuk e kryqëzoj pse e ka bërë këtë koment.

revista.one/