Bujar Asqeriu: Shqiptarët duhet të zgjedhin mes sundimtarit dhe shërbestarit

Bujar Asqeriu: Shqiptarët duhet të zgjedhin mes sundimtarit dhe shërbestarit

March 17, 2021 0

Basha  ka zhvilluar sot, në Vlorë një bisedë me aktorin Bujar Asqeriu. Ky i fundit i bëri thirrje popullit shqiptar të shkojnë të votojnë pasi vetëm kështu mund të vendosin fatin e tyre.

“Po ndjek me vëmendje të gjithë këtë fushatë që duhet të kthehet me një festë  të madhe për popullin shqiptar. Të gjithë në votime duhet të shkojnë me dëshire me kënaqësi dhe me vullnet që të vendosin fatin e tyre. Shqiptarët duhet të vendosin fatin e tyre dhe të zgjedhin midis sundimtarit dhe shërbestarit.

Në Shqipëri duhet të jetë populli zoti i detit, i tokës dhe ajrit askush tjetër. Dhe pushteti që duhet të zgjidhet duhët t’i shërbejë këtij populli që është lodhur kaq shumë, ka punuar kaq shumë, ka djersitur kaq shumë dhe është shumë i pakënaqur nga politika shqiptare”, tha Bujar Asqeriu.

Bujar Asqeriu i cili është shprehur se ë gjithë artistët janë të zhgënjyer nga politika, i kërkoi Bashës rikthimin e teatrit, pasi aty është fryma e artistëve që nuk jetojnë më.

“Artistët janë të pakqënaqur nga politika sepse artistët politika i ka anashkaluar. Nuk i ka vlerësuar, nuk ka investuar për artin dhe një teatër e rrafshuan. Tirana është pa teatër. Tirana ka shkuar 1 milion banorë, në kërkesat e Bashkimit Europian për 100 mijë banorë duhet të ketë një teatër për kaq duhet të jenë 10 teatro. Zoti Basha, i nderuar teatrin ta çoni aty ku ishte. Sepse aty është fryma e atyre që nuk jetojnë dhe atyre që nuk do të jenë nesër “– thotë aktori.

Ndërkohë Basha premtoi se me marrjen e qeverisë Partia Demokratike do të kthejë teatrin aty ku ishte.

“Ky është zotimi im, aty ku ishte dhe ashtu siç ishte”-thotë Basha. /revista.one/