Kush është banori më i famshëm i Big Brother në rrjetet sociale?

Kush është banori më i famshëm i Big Brother në rrjetet sociale?

January 7, 2022 0

Dritam Brama është banori i shtëpisë së Big Brother VIP që ka më shumë ‘followers’ dhe e gëzon këtë shifër të madhe që para hyrjes së tij në ‘reality show’-n.

Brama rezulton të jetë momentalisht banori më i ndjekur në “Big Brother VIP” me plot 4.2 milionë njerëz. Profesioni dhe aktivitetet e ndryshme e kanë bërë që të marrë vëmendje me videot që herë pas here ndan me fansat.

Kujtojmë se prezantuesja e spektaklit Arbana Osmani na tregoi disa detaje të pathëna më parë rreth “Big Brother VIP”, përfshirë kështu edhe ngjarjet më të komentuara sipas saj.

“Do thoja hyrja e Borës në shtëpi, puthja me Donaldin, largimi i Fifit, momenti kur ajo është ndjerë keq brenda në shtëpi në një transmetim live, apo dalja e papritur e Big Mamës nga shtëpia” është shprehur Osmani.

revista.one/