Prokuroria: Dy specialistët e IT shitën databazën e pagave, e blenë bizneset private/ Emrat

Prokuroria: Dy specialistët e IT shitën databazën e pagave, e blenë bizneset private/ Emrat

January 7, 2022 0

Katër persona janë arrestuar lidhur me skandalin e nxjerrjes në pazar të pagave të mbi 690 mijë shqiptarëve.

Ata janë dy specialistë të IT të punësuar në Agjencinë kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) por që e ushtrojnë detyrën si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimve, si dhe dy punonjës në sektorin privat.

Kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj doli paraditen e 7 janarit 2022 në një konferencë për median ku dha detaje për operacionin e arrestimeve të ekzekutuara mbrëmjen e 6 janarit 2022.

“Të dhënat janë shitur dhe janë blerë nga subjektet private dhe i kanë përdorur për qëllime të tjera” tha Imeraj. 

Të arrestuar janë dy specialistët e IT, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj dhe Klodian Sota, Endri Ikomomi punonjës në sektorin privat  

“Gjatë hetimit tonë kemi zbuluar se nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje të rrjetit kompjuterik por punonjësit kanë shpërdoruar detyrën me veprimet e tyre dhe më pas të dhënat e siguara I kanë shitur në subjekte private” informoi prokurorja Elizabeta Imeraj. 

Mekanizmi
“Specialisti i IT në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve duke pasur akses në të dhënat personale, që konsistojnë me pagat e disa muajve, ka hyrë në këto të dhëna personale duke pasur aksesin duke qenë i punësuar. Këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj i cili ka shfrytëzuar marrjen e të dhënave në mënyrë të paautorizuar dhe këto të dhëna t’ia shesë bizneseve private.

Aksesi

Prokuroria tha se do i shkohet deri në fund hetimeve jo vetë kush e ka krijuar aksesin por dhe qëllimin e përdorimit të të dhënave. 

“Pista tjetër e hetimit është për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarjeje. Jo vetëm për persona që kanë funksione shtetërore dhe kanë shfrytëzuar postin e tyre për t’i marrë këto të dhëna dhe për t’i shitur ato, por edhe në pistën e hetimit për ata njerëz të cilët kanë krijuar aksesin e pasjes së këtyre të dhënave dhe publikimin e tyre me çfarëdolloj qëllimi. Jemi në kuadër të hetimit të qëllimit” tha Imeraj.

revista.one/