Kush është reperi që dyshohet se përplasi turmën me makinë? La 5 të vdekur dhe 40 të plagosur

Kush është reperi që dyshohet se përplasi turmën me makinë? La 5 të vdekur dhe 40 të plagosur

November 22, 2021 0

Një ngjarje e rëndë me 5 viktima dhe 40 të plagosur ka ndodhur gjatë një parade për Krishtlindjet në Wisconsin, SHBA.

Një makinë ka hyrë përmes turmës, duke përplasur dhjetëra persona. Bëhet me dije se mes viktimave ka dhe fëmijë.

Sipas medieve amerikane, dyshohet se autori i sulmit tronditës është  reperi 38-vjeçar Darrell Brooks i njohur si “Mathboi Fly”.

Në fakt, në një videoklip, ai duket se këndon përballë një foristradë të kuqe, e njëjta që tërhoqi zvarrë në qytet fëmijë dhe të rritur, me pasojë vdekjen e të paktën 5 personave dhe plagosjen e 40 të tjerëve.

Si rrjedhojë autoritetet kanë arrestuar si të dyshuar kryesor reperin 38-vjeçar. Autoritetet gjetën tek ai çelësin e një automjeti Ford.

Reperi 39-vjeçar është i njohur me emrin artistik MathBoi Fly. Brooks është dënuar për një sërë veprash që nga viti 1999 , duke përfshirë posedimin e drogës, pengimin e punës së policisë dhe dhunën. Në vitin 1999, ai u dënua për sulm, pasuar nga një tjetër dënim për posedim të marihuanës në vitin 2002.

Në 2003 dhe 2005, ai u shpall fajtor për pengim të një oficeri. Në vitin 2011, Brooks u dënua për posedim të marijuanës dhe u lirua me kusht.

Sipas të dhënave të gjykatës në Wisconsin, Darrell E. Brooks Jr është gjithashtu në gjyq për një krim . Ai u akuzua ndër të tjera për kundërshtim të autoritetit dhe abuzim në familje. Në korrik 2020, ai gjithashtu u akuzua për përdorimin e një arme të rrezikshme dhe posedim të një arme zjarri.

Ai u lirua nga burgu dy ditë më parë pasi pagoi një garanci prej 1000 dollarësh.

revista.one/