Makina hyn mes të turmës: 5 viktima, mbi 40 të plagosur në Wiskonsin

Makina hyn mes të turmës: 5 viktima, mbi 40 të plagosur në Wiskonsin

November 22, 2021 0

Pesë persona kanë vdekur dhe mbi dyzet u plagosën pasi një makinë hyri mes turmës duke përplasur qytetarët, në një paradë në Wisconsin, SHBA thotë policia.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë një automjet sportiv të kuq duke kaluar mes paradës së Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.

Shefi i policisë Dan Thompson tha se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, shkruan BBC.

“Mjeti ka goditur më shumë se 40 persona. Shumë nga viktimat janë fëmijë dhe ka disa vdekje, ” u tha Thompson gazetarëve.

Ai konfirmoi se 5 njerëz kanë vdekur, por tha se autoritetet nuk do të jepnin detaje derisa të njoftoheshin të njoftoheshin të afërmit e tyre.

Incidenti nuk duket të jetë një akt terrorist, tha ai.

Në një video të postuar në faqet e rrjeteve sociale, duket makina, e cila lëviz me shpejtësi drejt turmës së njerëzve që parakalojnë dhe përplas më shumë se 10 persona.

revista.one/