Kush largohet nesër nga “Big Brother VIP”? Nesër eleminim i dyfishtë!

Kush largohet nesër nga “Big Brother VIP”? Nesër eleminim i dyfishtë!

January 17, 2022 0

Nesër do të jepet spektakli i radhës i formatit të suksesshëm “Big Brother VIP”.

Si çdo të martë dhe të premte në lidhje direkte me banorët do të zhvillohen ngjarje mjaft interesante ashtu siç ka ndodhur tani e më shumë se 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë.

Por Vëllai i Madh për spektaklin e nesërm ka marrë një vendim të papritur që do të ndodhë për herë të parë.

Përmes faqes zyrtare të Big Brother Vip në Instagram është dhënë lajmi se për herë të parë brenda shtëpisë do të eliminohen dy banorë brenda një nate.

Në anën e kujt do të jetë fati kjo mbetet për t’u parë se kush do qëndrojë e kush do të largohet.

Ndryshe, nga nominimi me zinxhir i të premtes së kaluar në nominim se kush do qëndrojë brenda shtëpisë janë: Tani, Xheisara dhe Egzona.

Në një bisedë me Ilirin,Tani ka thënë se do të jetë ai banori që do të largohet nga shtëpia e “Big Brother Vip” spektaklin e nesërm.

“Unë do të dal”,tha Tani.

“Pse?Ke kërcyer,ke qenë aktiv,vetëm duhet të kishe folur pak më shumë”,i tha Iliri.

“Megjithatë ka qenë një eksperiencë e bukur me njerëz të mrekullueshëm”,u shpreh Tani. revista.one/