Sherr me Donaldin/ Einxhel i bën vërejtje për veshmbathjet, ndërhyn edhe DJ Dagz

Sherr me Donaldin/ Einxhel i bën vërejtje për veshmbathjet, ndërhyn edhe DJ Dagz

January 18, 2022 0

Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj janë  përplasur sërish sot, fill pas leximit të zarfit të bardhë, i cili u dërgua sot në shtëpinë e “Big Brother”.

Sipas njoftimit të “Vëllait të madh”, banorët dënohen të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.

Në rast shkelje të këtyre kërkesave, u lajmërua se do të merren masa.

Menjëherë pas leximit të zarfit, ka nisur debati mes Einxhelit dhe Donaldit, ku moderatorja i përmend veshëmbathjet Donaldit ku sipas saj i gjen kudo të përhapura në lavanderi.

Nga ana tjetër Donaldi i tha Einxhel se si femër që është duhet të bëjë në minimum gjërat që flet.

Kjo nuk u prit mire nga moderatorja, e cila tha:

“Unë higjenën time e mbaj, nuk kam ardhur të të shërbej ty”.

Teksa ajo u ngrit për të dale nga dhoma, Donaldi e quajti “Ëngjëll”. Kjo gjë e revoltoi shumë atë, duke i kërkuar mos ta përsërisë më.

“Mos më thirr ashtu, shakanë time e të Monikës nuk ke të drejtë ta përmendësh”- u shpeh ajo.

Ndërkohë, Dagz u përfshi mes tyre duke i dhënë të drejtë partneres së tij.

“Donaldi nuk ka drejtë kërkujt mi thonë kurgjo”- replikoi ai.