Ky është biznesmeni Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot, në atentat në Vlorë

Ky është biznesmeni Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot, në atentat në Vlorë

May 10, 2021 0

Ky është biznesmeni Bledar Birçaj i ekzekutuar sot në atentat në Vlorë. Bledar Birçaj, pronari i një lokali të njohur tek Lungomare në Vlorë, ka humbur jetën pasi u qëllua me breshëri plumbash. Ai ishte duke levizur me makinën e tij tip “BMW” në lagjen “Hajro Çakërri”.

Birçaj është qëlluar nga një automjet tjetër që ka lëvizur paralelisht me të. Policia e Vlorës ka ngritur disa postblloqe dhe po kreh zonën në kërkim të autorëve. Nderkohe, janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 13:15 në lagjen “Hajro Çakërri”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan mbi 10 herë në drejtim të makinës “BMW” ku po udhëtonte 40-vjeçari Bledar Birçaj dhe një person tjetër. Birçaj u transportua në spital, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë u raportua se policia u vu në ndjekje të një automjeti, që dyshohet se mund të ketë qëlluar në drejtim të BMW-së.

Foto nga vendi i ngjarjes

Një vendim të Gjykatës së Lartë, viktima ishte arrestuar për vrasje në vitin 2011. Ai dyshohej për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë. Bircaj akuzohej dhe per veprat “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve; si dhe “Shkatërrim prone”.

Gjykata e Vlorës vendosi ndaj tij më 27 janar të vitit 2011 masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë. Ndërsa në 9 mars do të caktonte  masën e “arrestit me burg” pa afat. Në 26 prill masa e sigurisë u zbut në  “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.

Çështja ndaj tij do të pushohej në 25 korrik të vitit 2011. Kësisoj Bledar Birçaj paditi Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit duke kërkuar komepensim për paraburgimin e vuajtur në mënyrë të padrejtë. Ai kerkonte për 122 ditë në vlerën 366.000 lekë, si edhe pagimin e 3 rrogave mujore në vlerën 530.000 lekë.

Në një vendim të datës 5 mars 2021 Gjykata e Vlorës pranoi padinë dhe vendosi kompensimin e të ndjerit në masën 276 000 lekë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, pala e paditur Ministria e Financave ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë.

revista.one/